Wednesday, August 6, 2008

21. Përsa i përket hyjnisë
Luis Aragonit

“Pak para mesnatës pranë skelës.
“Nëse një grua flokë gafrruar të ndjek mos u bëj merak.
“Është kaltërsia. S’ke pse ta kesh frikë aspak kaltërsinë.
“Do të ketë një vazo të madhe leshverdhë në një pemë.
“Kambanorja e fshatit me ngjyra të përziera
“Do të shërbejë si pikë referimi. Merre me nge,
“Kujtohu. Gajzeri i brymët që hedh në qiell muguj fieri
“Të përshëndet.”

Letra e vulosur në tre qoshet me një peshk
Kalonte tani në dritën e lagjeve të jashtme
Si stema i një sunduesi.
Fundi i fundit
Bukuroshja, viktima, ajo që e thërritnin
Në lagje piramida e vogël lule djegëse
Shqepte vetëm për vete një re të ngjashme
Me një torbë mëshire.

Më vonë mburoja e bardhë
Që merrej me rangët e shtëpisë e të tjera
Duke e marrë punën aq fort me nge sa kurrë,
Fëmija me lëvozhgë, ai që duhej të ishte...
Por heshtje.
Një zjarr i madh tashmë jepte shkas
Në gjoksin e tij për një roman magjeps
Me personazhe bejlegtarë.
Mbi urë, në të njëjtën orë,
Kështu vesa në kokën e maçokut përkundej.
Natë - dhe iluzionet do kishin humbur.

Ja Etërit e bardhë që vijnë nga lutjet e mbrëmjes
Me çelësin e pamatur varur sipër tyre.
Ja kasnecët e përhimë; më në fund ja letra e tij
Ose buza e tij: zemra ime është një qyqe për Zotin.

Por koha që ajo flet, s’mbetet veç një mur
Që troket në një varr si pëlhurë e murrët.
Përjetësia kërkon një orë me byzylyk
Pak para mesnatës pranë skelës.

No comments: