Wednesday, August 6, 2008

6. Pleine marge
(1940)
Pierre Mabij-it

Unë s’ jam për ithtarët
S‘kam banuar kurrë në lokalitetin Bretkosërishtet
Llamba e zemrës sime kërcet e ikën e shpejt lemzon pranë
trojeve
Unë kurrë s’kam qenë shtyrë veç drejt atij që s’e përpin kujdesi
Një pemë e rrëmbyer nga uragani
Anije xixëllimash e ngarë nga një muço
Ndërtesë me vështrim të vetëm pa pulitjen e hardhucës e mija
gjethnaja

Unë s’kam parë askënd veç femrave që gjenin belanë
me kohën e tyre
Ose pikërisht ato ngjiteshin drejt meje të ngritura nga avujt e një honi
Ose ende munguese më pak se një sekondë më parë më prinin
me hapin robot të Daullexhiut
Në rrugën ku flokët e tyre në erën më të vogël ngrinin pishtarin

Midis të gjithave kjo mbretëreshë e Bizantit me sytë të hedhur
aq larg përtej detit
Sa unë s’gjendem kurrë në lagjen e Markatave ku ajo mu shfaq
Pa shumimin e saj sa të ha syri në xhamat e karrocave
të shitëseve të manushaqeve

Midis të gjithave fëmija e shpellave me shtrëngimin e tij që e zgjat
gjithë jetën natën eskimeze
Kur tashmë agu pa frymë gdhend drerin e tij mbi xham

Midis të gjithave fetarja me buzë murgeshe
Në mikrobusin nga Krozoni në Kimper
Që me zhurmën e qerpikëve të saj trazon trishtilin me kësulë të zezë e bark
të verdhë
E lepuri me grremç do rrëshqasë me këmbët e kryqëzuara

Midis të gjithave rojtarja e vjetër e vogël me flatra e Portës
Me anë të së cilës hamendjet depërtojnë midis karrocave të riksha-ve
Ajo më tregon vargun e arkave me mbishkrime ideografike përgjatë Senës
Ajo është në këmbë mbi vezën e thyer të lotusit pranë veshit tim

Midis të gjithave ajo që më buzëqesh nga thellësia e pellgut të Berrit
Kur nga një urë e Martigë-ve i ndodh të ndjekë mbështetur tek unë
procesionin e ngadaltë të llambave të harkuara
Me fustan balloje të meduzave që vërtiten në shkëlqim
Ajo që hiqet se ndodhet për hiçmosgjë në këtë festë
Për të shpërfillur atë që kjo përcjellje për çdo ditë në dy drejtimet
është blatim urimi

Midis të gjithave

Unë kthehem përsëri te ujqit e mi te mënyrat e mia të ndjesive
Madhështia e vërtetë
Është se divani i karfosur me atllas të bardhë
Mban yllin e shqyerjes

Më nevojiten këto shkëlqime të bujshme mbrëmjeje që godasin
tërthorazi pyllin tënd prej dafinash

Guaskat gjigante të sistemeve të formuara që paraqiten me prerje
të çrregullta në fshat
Me shkallë sedefi e reflekse qelqesh të vjetër
fenerësh
Nuk më mbajnë veç për funksionin e anës marramendëse
Mësuar njeriut i cili për të mos lënë gjë të shpëtojë
Prej zhurmës së madhe
Ndonjëherë ka shkuar deri sa të thyej pedalet

Marr çfarë më lipset në thyerjet e shkëmbit atje ku deti
Shpejton globet e tij të kuajve xhindosur prej qenve që ulërijnë
Ku vetëdija s’është më bukë në pallton e saj prej mbreti
Por puthja e vetmja që rimbushet nga vetë prushi i saj

E deri qenie të shtyra në një rrugë që s’është e imja
Që është e tillë sa e merr lehtë për të kundërtën e simes
Ajo mbulohet nga rëra fillimisht në fabulën e zanafillave
Por era ngrihet befas
parmakët kanë nisur të lëkunden madhështorë
rreth mollës së tyre me ngjyrat e ylberit
Për to ky ka qenë universi i flakur nga dritarja
Pa u kujdesur më për atë që nuk do duhej kurrë të mbaronte
Dita e nata duke këmbyer premtimet e tyre
Ose të dashurit që në mungesë të kohës gjejnë e humbin unazën
e burimit të tyre

O lëvizje e madhe e dukshme me anën e të cilës të tjerët
arrijnë të jenë të mitë
Bile dhe ata në kukurisjet e jetës të gjithë rrethuar nga zhguni
Ata vështrimi i të cilëve bën një grisje të kuqe në kaçube manash
Më marrin me vete më tërheqin ku s’di nga të shkoj
Sy lidhur ti digjesh ti largohesh ti largohesh
Sado të kenë trokitur tryeza e tyre është shtruar tek unë

Papa im i bukur me kurorë veshtulle me kokën lart mbi gjithë
ato balle të përkulur

Joakim dë Florë i tërhequr nga engjëj të lemerishëm
Që për disa orë sot ulin akoma krahët e tyre mbi lagjet e jashtme
Ku oxhakët kërcasin duke ftuar në një zgjidhje më pranë dhembshurisë
Se konstruksionet shtatëfaqësh ngjyrëtrëndafili të Xhotos

Mjeshtër Ekhard mjeshtri im në bujtinën e arsyes
Ku Hegeli i thotë Novalis - it Me atë ne kemi gjithçka
që na duhet dhe nisen
Me ata e me erën unë kam gjithçka që më nevojitet

Jansenius po unë ju prisja princ i përpikërisë
Duhet të kesh ftohtë
I vetmi që në të gjallë ia doli mbanë të mos ishte veç hija e tij
E nga pluhuri i tij shihet të ngrihet duke kërcënuar gjithë qytetin
lulja e ngërçit
Pâris dhjaku

Bukuroshja e dhunuara e nënshtruara dërrmuesja Kadiere

Dhe ju zotërinj Mirëdita
Që me salltanet të madh keni kryqëzuar vërtet dy gra besoj
Ju që një fshatar plak nga Farein - në - Dol
Në shtëpinë e tij midis portreteve të Maratit e Nënës Engjëllore
Më thoshte që duke u zhdukur u keni lënë atyre që kanë ardhur
e do mund të vinë
Zahire për shumë kohë

Salon-Martigues, shtator 1940

No comments: