Wednesday, August 6, 2008

11. Lëvizje

Lëvizje përsëri
Lëvizje ritmike nga thërrmimi i guaskave të midhjeve
dhe i yjeve detarë
Në pikantet e ishujve fatlumë
Mendoj për një libër shumë të vjetër udhëtimesh
Ku tregohet se një marinar i braktisur në një nga këto ishuj
Pat dalldisur aq marrëzisht pas një vendaseje
E zjarrtiseshin për tu dashuruar aq marrëzisht
Sa për çdo gjë arrinin të këmbenin përshtypje
ndonjëherë shumë të holla
me anë të një gjuhe të vetme përkëdheljesh
Kur të shikoj gjej përsëri te vetja këtë burrë që kishte
harruar me shumë kënaqësi fjalën
Dhe buzëqesh kur një mik më qorton jo pa arsye
Që s’kam treguar në përgjithësi
mosbesimin e duhur ndaj këtij kapërthimi poetik
Ai thotë gjithashtu për këtë ndjesi të rreme tiranike
Se do ishte nostalgjia e kohës së artë
Por ngjarjet e kohës s’janë doemos të zhveshura
prej çdo kuptimi të fillimit e të fundit
Edhe takimi
Vërtet i zgjedhur sa ai mund të jetë
Nga gruaja e nga burri
Ti që unë zbuloj e që mbetesh për mua gjithmonë për tu zbuluar
Lundërtarët e parë më pak në kërkim të vendeve
se të arsyeve të veta
Lundrojnë pambarim në zërin e sirenave
Ky takim
Me gjithçka që ai përmban në distancën e fatalitetit
Ky nxitim njëri në drejtim të tjetrit i dy sistemeve të mbajtura
veç e veç për subjektivë
Vë në lëvizje një shumicë fenomenesh shumë realë
Që ndjekin formimin e një bote tjetër
Të natyrës që na turpëron me atë që do na zinte syri
Në mungesë të saj
Prej kësaj bote
Mizoria e qytetërimeve s’mund të na bëjë gjë
Lexoja pak më parë rreth Njerëzimit
Se në Oïrotes
Në një vend ku gjithë vajzat e bukura para njëzet vjetësh
U qenë shitur bejlerëve
Gruaja duke pas fituar tani të drejtën për të pas në dorë vetveten
Qe e mundur të shikonte
Një djalosh që t’i sjellë një vajze të re një buqetë të vogël

No comments: