27. Muaji mjaltit
Nga varen simpatitë reciproke? Ka xhelozi njëra më prekëse se tjetra.
Rivaliteti për një femër dhe për një libër, unë sorollatem gjithë qejf
në këtë errësirë. Gishti mbi tëmth nuk është tyta e revoles. Unë besoj se
ne kënaqeshim nga mendimet tona por mekaniku “Kot”që është më
krenari për refuzimet tona nuk pat për tu shqiptuar në gjithë këtë udhëtim
dasme. Pak më poshtë se yjet nuk ka gjë për të shikuar ngultas. Në çdo tren
qoftë, është e rrezikshme të përkulesh te dera. Stacionet ishin të shpërndara
qartë mbi një gji. Deti që për syrin e njeriut s’është kurrë aq i bukur sa qielli
nuk na ndahej. Në fund të syve tanë humbnin planet e bukura drejtuar nga
e ardhmja si ato të mureve të burgjeve.
No comments:
Post a Comment