Monday, July 21, 2008

38. Sytë ngjyrëmanushaqe të Babilonases

Sy ngjyrëmanushaqe të Babilonases së vogël shumë e bardhë
Në kërthizë që ngërthen një gur të çmuar të së njëjtës ngjyrë
Kur hapet si një dritare mbi një kopsht nate
Dora e Zhakëlin X
Sa të rrezikshëm që jeni në thellësi të kësaj dore
Sy të përtej-kohës përgjithmonë të lagësht
Lulja që do mund ta thërrisnit heshtja e profetit
E pësoi nga e tashmja e kaluara e ardhmja
Unë këndoj dritën e vetme të përputhjeve
Gëzimin e përkuljes mbi trëndafilin e madh zbukurues të katit
të sipërm të frigoriferit
Depërtimet e mrekullueshme nga të cilat shihet një ditë
se ato kanë bërë një kon të dyshemesë
Fuqinë e ndodhive të çuditshme pa rëndësi në vështrim
të parë
E dhuntinë e tyre të përshtatjes së fundit trallisëse për mua vetë
Unë këndoj horizontin tuaj fatal
Ju që picërroni në mënyrë të pakapshme në dorën e
të dashurës sime
Midis perdeve të jetës
E perdeve të zemrës
Sy ngjyrëmanushaqe
YZ
Të alfabetit sekret të domosdoshmërisë absolute

No comments: