Monday, July 21, 2008

34. Ëndërroj të shikoj ty

Ëndërroj të shoh mbivendosur pambarimisht mbi veten
Je ulur mbi fronin e lartë prej korali
Para pasqyrës tënde gjithmonë në çerekun e parë të sajë
Dy gishtat mbi krahun e ujshëm të krehrit
E në të njëjtën kohë
Ti kthehesh nga udhëtimi qëndron e fundit në shpellë
Me çurgje vetëtimash
Ti nuk më njeh
Shtrirë mbi shtrat zgjohesh a të kot gjumi
Ti zgjohesh aty ku të mori gjumi a gjetiu
Je lakuriq topi i shtogut merr hov sërish
Mija topa shtogu zukasin sipër teje
Aq të vegjël sa çdo çast ti i shpërfill
Fryma jote gjaku yt shmangen nga zhonglerimi i marrë i ajrit
Ti përshkon rrugën makinat lëshuar mbi ty s’janë
më veç hija e tyre
Dhe po ajo
Fëmijë
Merret me një re xhixhash
Ti kërcen në litar
Aq gjatë sa të duket lart shkallës së padukshme
E vetmja flutur e blertë që s’i ndahet majave të Azisë
Unë ledhatoj gjithçka që ishe ti
Në gjithçka që duhet të jesh akoma
Dëgjoj të vërshëllejnë ëmbël
Krahët e tu të panumërt
Gjarpri i vetëm në çdo pemë
Krahët e tu ku në mes endet kristali i trëndafilit të erërave
Kroi im i gjallë i Sivas

No comments: