Tuesday, July 22, 2008

30. Letrat mbi duna
Xhuzepe Ungaretit

Orari i luleve të zgavërta dhe mollëzave të kërcyera na ftonte të lenim
kriporet vullkanike për vaskat e zogthave. Mbi një pecetë të kuqe kompakte
janë vendosur ditët e vitit. Ajri s’është më aq i kulluar, rruga s’është më
aq e gjerë sa trumbeta e shquar. Në një valixhe mbuluar me piktura krimbash
të mëdhenj marrin me vete mbrëmjet jetëshkurtra që janë vendi i gjunjëve
mbi një fron faljesh. Biçikleta të vogla plot brinjë rrotullohen mbi banak.
Veshi i peshqve, më i bigëzuar se dorëzonja, dëgjon të zbresin të mëdhenjtë
e rimtë. Midis pelerinave arabe të shkëlqyeshme ngarkesa e të cilave humb në
perdet, unë njoh një njeri që rrjedh nga gjaku im.

No comments: